16 gola në 17 ndeshje, Suarez thyen rekordin e Ronaldos

0 397

Luis Suarez ka thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, duke u bërë futbollisti më i shpejt që shënon 16 gola në La Liga. Uruguaiani realizoi dy gola në barazimin 2-2, të hënën në mbrëmje.

Bomberi i Atleticos ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje, ndërkohë që Ronaldo kishte shënuar 15 gola në po kaq ndeshje gjatë sezonit 2009/10. Pas largimit nga Barcelona gjatë verës së kaluar, Suarez ka arritur që të tregojë vlerat e tij te Atletico Madrid, duke i udhëhequr drejt kreut të kampionatit.

Uruguaiani këtë sezon ka shënuar 3 gola më shumë se miku i tij, Lionel Messi. Suarez u përfol për një transferim të mundshëm edhe te Juventus në verë, por transferimi te Atletico duket se ka qenë zgjedhja e duhur. Me Sarezin në fushë Los Colchoneros janë të frikshëm në fazën sulmuese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.