1612 të zhdukur nga lufta Kosovë-Serbi

0 55

23 vjet pas luftës, ende janë 1612 persona të pagjetur dhe ende nuk dihet për fatin e tyre.

Në ditën e të Zhdukurve të Kosovës, u është bërë thirrje autoriteteve vendëse e ndërkombëtare që të merren më seriozisht me këtë çështje.

Familjarët e të pagjeturve kanë humbur shpresat edhe në dialogun Prishtinë-Beograd.

Bajram Qerkini: Unë jam duke folur edhe me ndërkombëtarët edhe me vendorët, Brukseli nuk po na e zgjidh problemin e janë duke e zvarritur problemin me Serbinë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se nga mënyra se si kanë rrjedhur negociatat nuk ka shpresë që Serbia do të hapë territorin e saj për të gjetur trupat e zhdukur me dhunë nga Kosova.

Ndërkohë nga Policia kanë bërë të ditur se kanë informacione për disa varreza masive me trupat e të zhdukurve nga Kosova, një ndër to është në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Avni Vrajolli: Ka pasur luftime frontale të hapura dhe që konsiderohet zonë e rrezikshme për çdo pjesëmarrës që mund të jetë potencial i nevojshëm në vendin e ngjarjes.

Ambasadori amerikan ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të sjellë drejtësi për familjarët e të pagjeturve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.