17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh policin gjatë shoqërimit

0 34

Numri i të droguarve që drejtojnë makinën është rritur ndjeshëm në vend duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Policia ka arrestuar sëfundmi një 27-vjeçar, i cili ishte bërë “dru” me drogë, ndërkohë që i jepte makinës. Pas bërjes së testit, ai ka rezultuar pozitiv. Që prej futjes në përdorim të testit të drogës policia ka konstatuar 17 shoferë të droguar në makinë.

Çfarë ndodhi?

Fillimisht ai është ndaluar nga policia pas nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, por gjatë shoqërimit është konfliktuar me policët duke goditur njërin prej tyre. Pas bërjes së testit ka rezultuar se i riu ishte nën efektin e lëndëve narkotike duke bërë që policia ta arrestojë.

Çfarë thotë policia

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e djeshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në sheshin “Karl Topia”, kanë konstatuar shtetasin A. L., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.

Gjatë shoqërimit, drejtuesi i mjetit ka kundështuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.