17 viktima dhe 1112 raste pozitive në 24 orë nga Covid-19

0 351

Edhe pse qeveria krenohet me procesin e vaksinimit, fatalitetet nga virusi vdekjeprurës janë alarmuese. Betejën në 24 orët e fundit me Covid-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk e kanë fituar 17 pacientë dhe numri i jetëve të hmbura shkon në 1617.

”4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, nga 3935 testime të kryera janë konfirmuar 1112 raste pozitive. ”392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar, Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1112
Të shëruar në 24 orë 991
Të shtruar në spitale 594
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3935
Testime totale 428,654
Raste pozitive 96,838
Raste të shëruara 60,675
Raste aktive 34,546
Humbje jete 1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20973
Fier 2827
Vlorë 1802
Durrës 1782
Shkodër 1454
Elbasan 1148
Lezhë 1005
Korçë 988
Berat 980
Gjirokastër 843
Kukës 420
Dibër 324

Leave A Reply

Your email address will not be published.