2 Marsi solli “stinën e pranverës” mes Ramës dhe Metës

0 31

Eni Vasilin e pyeti Presidentin Meta gjatë emisionit të saj në TCH për të ashtuquajturin “stinë pranvere mes Metës dhe Ramës”. Dhe përgjigja e Presidentit ishte se “Pranvera ime është vetëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është momenti për ta mbështetur qeverinë. Jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është një detyrë e të gjithëve. Drafti përfundimtar ka një përmirësim cilësor, në raport me variantin e parë”.

Kaq tha presidenti.

Por nëse shikojmë historikun e vitëve presidenciale shikon se kreu i shtetit ka qenë i barazlarguar me mazhorancën dhe opozitën, paçka herë-herë palët i kanë shfrytëzuar qëndrimet e presidentit si gjoja në favor të palës së tyre.

Së fundmi jemi të dëshmitarë të një beteje titanike të Presidentit në mbrojtje të një gjykate kushtetuese të pavarur e ku gjykata e Venecias i dha më në fund të drejtë Ilir Metës si president. Asokohe në qeveri dhe në PS llomotitej se Meta “po luan për opozitën”. Ndërsa sot filluan dyshimet e dyshuesve të lindur të këtij vendi se “Meta dhe Rama janë në një “pranverë” sëbashku”.

Në të vertetë ndryshimet në Kodin Penal duheshin bërë, siç kërkoi presidenca e jo për “pranverë”, sepse flitet për Kodin Penal e ku për një dalje pa leje nga shtëpia, edhe pa e ditur se je me koronavirus (se njeri nuk të bën test) mund të përfundoje 15 vite në qeli. Aq sa një vrasës serial me automatike që e ka zanat vrasjen.

Fatos Lubonja te Sokol Balla tregoi se vajzën e tij me ca shoqe italiane (në Itali) e kapi policia në thyerje të karantinës, por e shoqeruan në shtëpi dhe nuk e futën në burg. Burgu për një të ri të kësaj moshe, pa lidhje me krimet, por vetëm se del jashtë shtëpia jashtë orës së vendosur nga qeveria e të përfundojë në burg deri në 5 vite, e shkatërron. I deformon jetën.

Ndaj Presidenti këmbënguli dhe kryeministri e kryeparlamentari e dëgjuan zërin e arësyes presidenciale. Dhe i ndryshuan. Në vend të fjalës “burg” u fut edhe gjoba.

A më mirë një gjobë apo në burg?!

Ndaj dyshimet e “pranverës Meta-Rama” janë hipoteza për të mbushur portalet.

Ata janë sejcili në punën e tij, të dënuar të bashkëpunojnë, sepse njeri është president deri në korrik 2022 e tjetri kryeministër deri në qershor 2021.

Dhe e fundit, nëse nuk do kishim një 2 mars presidencial ku bulevardi kombëtar u mbush me njërëz nga thirrja e Ilir Metës, edhe takati i tij në presidencë nuk do të ishte ky që ka sot.

2 marsin vetë kryeministri e detyroi presidetin ta thërriste, dhe 2 marsi foli qartë. Shpresojmë të mos e detyrojnë, pas koronavirusit, të zhvillojë “2 mars” tjetër!

Ilir Meta kur zbret në tapetin e bulevardit është tjetër Ilir nga ai që është në presidencë!

Ndaj “pranvera” ishte vertet një gjë e mirë, kombëtare dhe në favor të qytetarëve./ Alban Mati/

Leave A Reply

Your email address will not be published.