2 milionë të prekur nga Covid-19, qeveria dy skenarë për festat

0 334

Bilanci i sotëm italian për pandeminë flet për 18236 raste të reja infektimesh, në rritje nga dita e djeshme ku ishin 17572, që mbetet stabël por i lartë ai i viktimave, sot 683, tre më shumë se 24 orë më parë.

Viktimat totale arrijnë në 67220, ndërkohë që rastet po i afrohen me ritme të larta 2 milionë të të prekurëve. Veneto është shndërruar prej ditësh në rajonin më të goditur, sot me 4402 raste, e ndjekur nga Lombardia me 2730 dhe Emilia Romanja me 1667.

Dy janë skenarët e mundshme për festat, ende në shqyrtim nga qeveria. Mundësia e parë është ajo e një zone të kuqe kombëtare gjatë fundjavave dhe ditëve të pushimit , nga 24 dhjetori deri në 3 janar. Mundësia e dytë, me radikale, ajo e karantinës totale nga 24 dhjetori deri në 6 janar.

Në të dy mundësitë, festat e këtij viti italianët do t’i kalojnë secili në shtëpinë e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.