20 mijë raste me Covid-19 në Amazon

0 326

Kompania Amazon deklaron se rreth 19 mijë punonjës të linjës së parë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar të infektuar me koronavirus që prej muajit mars. Numri është i barabartë me 1,44% të 1,37 milionë punëtorëve të Amazon dhe filialit të saj “Whole Food”.

Amazon prej kohësh është bërë objekt kritikash nga punonjësit e saj, sindikatat apo zyrtarët e zgjedhur, të cilët e akuzojnë kompaninë se ka vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të saj.

Gjiganti i shitjeve online shprehet se niveli i infektimeve mes punonjësve është shumë herë më i ulët nga sa pritej. Amazon i ka mbajtur të hapura magazinat e saj përgjatë pandemisë, kjo për të përballuar fluksin në rritje të konsumatorëve, të izoluar në banesat e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.