“200 mijë pasagjerë në orë”/ Treni me shpejtësi 965 km/h do të “bashkojë” Europën (FOTOT)

0 380

Holanda ka nisur diskutimet për krijimin e “Hyperloop”, një linjë trenash transporti të shpejtësisë së lartë që do të lidh Amsterdamin me Parisin në më pak se 90 minuta. Ideja është hedhur në tavolinë pas një studimi që flet për qëndrueshmëri ekonomike të këtij sistemi transport.

“Hyperloop”, praktikisht është një tren i shpejtësisë së lartë, por në formë kapsule që lëviz brenda një tubi çeliku me shpejtësi deri në 965 km/h dhe që mund të transportojë 200 mijë pasagjerë në orë, drejt një destinacioni.

Më i qëndrueshëm se aviacioni dhe padyshim më i shpejtë se trenat aktual të shpejtësisë së lartë, mbështetësit e këtij projekti janë të bindur se kjo formë transporti është e ardhmja e transportit mes shteteve dhe madje ndërkontinentale.

Studimi i kryer tregoi se një linjë europiane “Hyperloop” do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes qyteteve europiane por do të ketë edhe përfitime të jashtëzakonshme ekonomike. Kjo formë transporti është parë dhe si një alternativë shumë e mirë ndaj linjave klasike të lëvizjes që shkaktojnë ndotje të lartë të ajrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.