2020, viti i distancimit fizik

0 14

Silva Bino këmbëngul për respektimin e të gjitha masave nga popullata. Përfaqësuesja e Komitetit Teknik kundër Covid-19 thotë se 2020 do të jetë viti i distancimit fizik.

“Në momentin që nuk kemi asnjë vaksinë dhe asnjë ilaç efikas, qoftë për trajtimin, qoftë për parandalimin, atëherë na mbetet të kryejmë ato masa që i njohim. Duhet të mësojmë që do të jetë viti i distancës fizike, nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të heqim dorë nga përqafimet dhe puthjet, që janë natyrisht shenja dashurie që kemi për njëri-tjetrin, por duhet të duam njëri-tjetrin kur nuk e përqafojmë, pasi përqafimi sot dëmton”.

Nëse do të kemi një valë tjetër të infektuarish me hapjen, kjo, sipas Binos, do të varet nga sjellja e shoqërisë. Numri i rasteve të reja dhe ecuria e sëmundjes do të vendosë edhe fatin e rifillimit të sportit në vend. “Duhet të shikohet deri më 11 maj, do të shohim disa elemente të rëndësishme të ecurisë së sëmundjes dhe pastaj do të ketë një vendim nga Komiteti Teknik. Virusi ende po qarkullon, duhet të kemi konstante shifrën me një numër për disa ditë që të mendojmë për elemente të tjera”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.