21-vjeçari u vra në Siri, e ëma kërkon eshtrat e të birit: Kanë dashur ta fusin në luftë

0 339

6 vite pas vrasjes së Ervin Hasanaj në Siri, nëna e tij Xhyhyre Shabani kërkon eshtrat e djalit dhe çregjistrimin nga Gjëndja Civile. Mes lotësh ajo tregon dhe arsyen që i biri, në atë kohë vetëm 21-vjeç, vendosi të largohej për një jetë më të mirë.

”Ka shku me familje djali për punë, nuk ka shkuar për të luftuar. Djali im ka vuajtur për një copë bukë, falej 5 herë në xhami dhe e kanë vrarë duke dalë nga xhamia”,- thotë ajo. 57-vjeçarja dyshon se djalin ia vranë pasi nuk u përfshi në luftë, ndaj kërkon mbështetje nga shteti.

“Kanë dashur ta fusin në luftë, djali nuk ka pranuar dhe ka dashur të kthehet dhe se ka lënë ISIS. Kam 5 vjet që djalin e kam gjallë këtej dhe të vdekur andej. Djali ka shkuar një vit përpara dhe pastaj ka marrë nusen. Të paktën një vërtetim të na japin që tu lidhim një pension fëmijëve sa të mbarojnë gjykatat. Ai i ka të dhënat, ka dalë edhe në gazetë që e ka vrarë ISIS”,- thotë nën sytë që lotojë nëna e Ervinit për ”Ora News”.

Shenja pozitive vijnë nga kampi burg i Al-Hawl në Siri, ku autoritetet kurdo-siriane kanë bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për lirimin e 20 mijë civilëve, të afërm të luftëtarëve sirianë apo të ardhur nga zona të kontrolluara më parë nga ISIS.

Kampi famëkeq u bë i njohur në Shqipëri falë reportazhit të Le Iene për të miturin shqiptar, Alvin Berisha, i cili pas shumë përpjekjesh të autoriteteve italiane u bë e mundur të nxirrej prej aty. Në pikëpyetje është se çfarë do të ndodhë me shqiptarët në këtë kamp, duke qenë se ata nuk do të jenë më përgjegjësi e autoriteteve lokale siriano-kurde.

Leave A Reply

Your email address will not be published.