22 vite në burg, bosi i krimit fiton të drejtën të dëgjojë muzikë në qeli

0 281

Një bos i krimit të organizuar në Itali, i cili është pas hekurave sipas regjimit 41 bis, ka fituar në gjykatë të drejtën për të dëgjuar muzikë në qelinë e tij. Domenico Strisciuglio, 48-vjeç, i cili drejtonte një prej grupeve kriminale në Bari, i janë hequr disa të drejta, për ta shkëputur nga bota e jashtme.

Pasi autoritetet e burgut i mohuan të drejtën për të blerë në “CD player”, avokati iu drejtua gjykatës dhe kërkoi mundësinë e kësaj pajisjeje, përveç televizorit, që Strisciuglio e kishte tashmë. Të enjten, gjykata e Sasarit, qytetit në Sardenjë ku ndodhet burgu pranuan kërkesën duke thënë se dëgjimi i muzikës ishte pjesë e të drejtave të njeriut, garantuar në Kushtetutë. Ai po vuan dënimin atje prej vitit 1999 dhe në vitin 2019 fitoi të drejtën për të pasur një televizor në dhomë.

Regjimi 41 bis u ndalonte atyre përdorimin e telefonave, si edhe korrespondencën me të burgosur të tjerë dhe persona të tretë. Në tetor 2019, Gjykata e Strasburgut vendosi se ky regjim cënon të drejtat e njeriut. Vendimi nuk u mirëprit nga hetuesit italianë, të cilët thanë asokohe se gjykata nuk kishte marrë parasysh kontekstin dhe historinë e mafias në Itali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.