23 vrasje në 6 muaj/ Rama: Ministri Lleshaj nuk është as hetues, as prokuror

0 36

Kriminaliteti në vend është në shifra alarmuese por kryeministri Edi Rama, ia ka dalë në mbrojtje Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pas deklaratave të opozitës parlamentare. Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjte në Parlament, Rama tha se nuk ka asnjë vend demokratik që ka zëruar vrasjet, trafiqet, kriminelët apo policët e korruptuar. Nga ana tjetër, ai theksoi se ministri nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

Pjesë nga deklarata

Zerimi i vëllavrasjes është një përrallë pa mbret sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zëruar vrasjet. Nuk ka asnjë vend demokrati, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar. Nuk i kanë zëruar. Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin.

Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes.

Duhet ta lexoni raport-progresin BE, KE janë monitor të pakorruptueshëm të gjitha proceseve dhe nëse shihni se çfarë thonë për luftën kundër krimit në Shqipëri do shihni ndryshimin e madh me së sotmes dhe të djeshmes.

Nga ana tjetër sot jo dje, sot po ndodh ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme. Po ndodh një proces reformimi rrënjësor në sistemin e drejtësisë, një procesi ndërlikuar, i gjatë dhe me defektet e veta dhe po ndodh ndjekja këmba-këmbës e aseteve kriminale. Ju flisni këtu për shoferë, për njerëz me kapele, pa kapele, për njërin që doli tek kthesa, ndërkohë që ne jemi parlamenti i Shqipërisë.

Këtu nuk flitet kështu. Sigurisht që është folur kështu dhe flitet por nuk duhet të flitet kështu. Kjo që tha ministri ndodh sot. Doni nuk doni ju, ministri i Brendshëm nuk është as hetues, as prokuror, as njeriu që mbledh kamerat e ti tregojë Policisë së Shtetit si shihen kamerat. Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional.

Leave A Reply

Your email address will not be published.