-25 gradë celcius në Spanjë, temperatura më e ulët në 20 vite

0 395

Spanja qendrore po përballet me një të ftohtë të acartë pas reshjeve të dendura të borës. Kushtet atmosferike janë tepër të ashpëra dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje të moshuarve që të qëndrojnë në banesa.

7 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit, 2 viktimat efundit ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperatura shkoi deri në -25 gradë celcius në Molina de Aragon dhe Teruel, duke shënuar kështu natën më të ftohtë të Spanjës në 20 vitet e fundit.

“Na kanë paralajmëruar prej më shumëse një jave por mendoj se ka rënë më shumë dëborë nga se thanë autoritetet. Dëbora në Madrid është impresionuese, nuk është parë ndonjëherë në këtë sasi”D, thoitë një banor.

Dëbora e rënënga stuhia “Filomena” është kthyer në akull dhe kjo ka sjellë mjaft probleme në rrugë dhe linjat e transportit. Personeli shëndetësor u detyrua të ecte në këmbë për të shkuar në punë, teksa në spitale u paraqitën 1200 raste me fraktura të pësuara nga rrëshqitjet në akull dhe incidente të tjera për shkak të acarit ne diten e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.