25 prilli, Paloka: Durrësi i zhgënjyer nga krimi e korrupsioni, pritet ndryshim rrënjësor

0 327

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, deklaroi për herë të parë në A2 CNN mendimin e tij që opzoita të dalë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas kjo kjo formulë përfitohet më shumë, pavarësisht se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. ”As nuk bëhet fjalë që të ndahemi me LSI, por fronti opozitar është një dhe do të hyjmë në këtë betejë përballë një njeriu të vetëm. Të gjitha partitë janë përballë një individi. Formula nuk është konkluduar ende nëse do të dalim me një listë apo me dy grupime. Unë e kam dhënë mendimin tim, dhe po e them edhe këtu, që me dy grupime jemi më efektiv, sepse mbledhim votat e të gjithë atyre që nuk duan më Ramën në pushtet”,-tha Paloka.

Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit, për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, Paloka tha se qytetarët e këtij qarku presin shpëtim dhe ndryshim rrënjësor, pasi janë zhgënjyer nga krimi e korrupsioni që ka sunduar përgjatë qeverisjes së Rilindjes. Duke e konsideruar si një nga më të vështirët, ai kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve për t’i lehtësuar punën.

”Ka zhgënjim në qarkun e Durrësit, që ka qenë nën sundimin e krimit e korrupsionit, si një nga qarqet më të dhunuar nga Rilindja, dhe qytetarët presin shpëtim. Qarku i Durrësit është më i rëndësishmi pas Tiranës, jo vetëm në aspektin elektoral, por edhe atë ekonomik e të zhvillimit. Në këto kushte, nga zgjedhjet e 2017-s, e deri më sot, është nga më të rëndësishmit në aspektin elektoral. Është një nga qarqet më të vështirë dhe kërkohet shumë punë, por në këto momente do të isha i lehtësuar, nëse të gjithë do të më ofronin ndihmën e tyre, nëse dikush është gëzuar unë jam stresuar dje. Është barrë përgjegjësie, sepse pritet të ketë ndryshim thelbësor e rrënjësor të rezultatit e realitetit në atë qark”.

Sipas Palokës, në qarkun e Durrësit, dhe të tjerë janë drejtuar sytë e të gjithë shqiptarëve, pasi nuk ka vetëm zhgënjim, por edhe urrejtje dhe revoltë për çka ka ndodhur në këto vite qeverisje të Ramës. Për të situata politike është krejtësisht në favor të opozitës, pasi 80% e shqiptarëve nuk e duan më Ramën dhe arrogancën e qeverisë. Sipas tij, Rama testoi terrenin për të kandiduar në Durrës dhe më pas e mohoi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.