25 prilli/Yuri Kim: Kush është person non grata në SHBA të mos kandidojë

0 332

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka paralajmëruar partitë politike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët në zgjedhjet e 25 prillit. Pas takimit me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kim shprehet se kandidatët për deputetë duhet të jenë të pastër. Kim ka përmendur faktin se Departamenti i Shtetit ka një listë publike me politikë që janë shpallur non grata në SHBA për shkak të korrupsionit.

Mesazhi i ambasadës së SHBA 

“Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Ajo nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër. Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.

Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.