27 mijë punonjës rikthehen në punë, hapet blloku i dytë i biznesit

0 391

Sot më 27 prill, shënohet fillimi e një faze të re sa i përket masave lehtësuese nga Covid-19. Në të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes së këmbësorëve, nga 90 minuta që ka qenë është bërë 120 minuta. Nga ana tjetër, nga dita e sotme janë rikthyer në punë rreth 27 mijë punonjës, siç ka bërë të ditur më herët kryeministri Edi Rama.

Janë kryesisht dyqane të pakicës si veshjet, këpucët, lule etj. Po sot, qytetarët do të kenë mundësi për të lëvizur me taksi, megjithatë ashtu si kurse është paralajmëruar si dyqanet ashtu edhe taksitë do të duhet të ndjekin me rigorozitet protokollin e sigurisë, në të kundërtën do të ndëshkohen.

Në zonat e gjelbërta ka një fashë orari dedikuar vetëm pensionistëve. Për ta është menduar 6:00- 08:30 të mëngjesit, e ndërsa qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person. Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Sa i takon makinave private të transportit, ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Theksojmë që në zonat me risk të lartë, makinat private lejohen të qarkullojnë pasi janë pajisur me autorizim në e- albania dhe vetëm në dy fasha orare që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30.

Leave A Reply

Your email address will not be published.