3 ushtarët me Covid-19, Ministria: U infektuan në Kosovë

0 335

Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se tre ushtarë të FA-së shqiptare pjesë e KFOR-it në Kosovë janë infektuar me Covid-19, ndërsa aktualisht ndodhen të shtruar në Infektiv pasi erdhën nga Kosova.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes thekson se 3 efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Sipas ministrisë, bazuar te udhëzimi i NATO-s, se nëse një përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me Covid-19 duhet riatdhesohet, ushtarët janë sjellë në Shqipëri dhe janë dërguar te Infektivi.

“Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet. Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e 3 efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale. Nga kontaktet e deritanishme, 3 efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre. Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.