3 viktima dhe 131 raste të reja, Daja: Mos e ulni vigjilencën

0 98

Me nisjen e vitit të ri shkollor, janë shtuar rastet me Covid-19. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se janë shënuar 131 raste të reja nga 825 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar tre qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 364.

Në deklaratën për shtyp, Dr.Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se ”Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me Covid-19 një 78-vjeçar nga Peqini, një 80-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe. Nga ana tjetër, Daja theksoi se situata në spitale vijon të jetë e njëjtë, ku aktualisht 201 persona po marrin shërbim mjekësor. 17 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është që janë shëruar 47 persona të tjerë dhe që ka fillimi i pandemisë janë të shëruar mbi 7 mijë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u kujton edhe njëherë të mos e ulni vigjilencën.

”Përhapja mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin fizik me të tjerët, larjen ose dezinfektimin e duarve, vendosjen e maskes ose barrierës mbrojtëse. Këto veprime të thjeshta e kufizojnë përhapjen e virusit të rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 të Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- tha në fund të deklaratës për shtyp, Dr.Rovena Daja.

Covid-19-Statistika (22 Shtator 2020)

Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82

Leave A Reply

Your email address will not be published.