3 viktima dhe 51 raste të reja, 2402 jetë të humbura që nga fillimi i pandemisë

0 291

Covid-19 vijon që të marrë fatkeqësisht jetë në vendin tonë. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar në 24 orët e fundit, 3 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2402. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,995
Testime totale 643,963
Raste pozitive 131,327
Raste të shëruara 112,626
Raste aktive 16,299
Humbje jete 2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13723
Fier 720
Shkodër 375
Durrës 250
Korçë 251
Gjirokastër 246
Vlorë 235
Elbasan 129
Dibër 100
Kukës 98
Berat 90
Lezhë 82

Leave A Reply

Your email address will not be published.