3 viktima në 24 orë/ Ndërron jetë 69-vjeçari nga Shkodra

0 346

Si të dielën, edhe këtë të hënë u regjistruan 3 jetë të humbura nga Covid-19. Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Me humbjen e 69-vjeçarit, numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19, fatkeqësisht shkon në 59.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.