30 Korriku/Ristani: Konsensus ose Referendum popullor. Anarkia është në prag

0 342

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani: Partnerët ndërkombëtarë po na mbështesin në rrugën e Integrimit Europian. Hajdutë autokrat si Rama jo në tryezën europiane

Më datë 30 korrik, pra në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë pritet që të vendoset fati i vendit, nëse do të shkojmë për zgjedhje me rregulla të gjithëpranuara apo rregulla të njëanshme ku do ketë përplasje e luftë në kutitet e votimit. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani në një intervistë për “Koha Jonë”, thotë se asnjëherë më parë ndryshime të tilla nuk janë bërë pa konsensus dhe sjell shembullin e 2008. ”Z. Rama e kërkoi dhe z.Berisha e pranoi, pra ranë të dy dakort, që të kalonin nga sistemi mazhoritar me korrektim proporcional, në sistemin që kemi sot, proporcional rajonal”. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, thotë se rrugët për këtë situatë janë dy. “Ose konsensusi me kundërshtarin politik, ose referendumi popullor”. Nëse ndodh ky ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës, cila është rruga për Opozitën e Bashkuar? Sipas ish-deputetit të PD-së, Rama po vepron me parimin “pas meje u bëftë qameti”. “Shqiptarët do gjejnë rrugën e daljes nga kaosi i Rilindjes dhe me çdo formë do ruajnë demokracinë”. Sipas tij, Rama kërkon ta bëjë këtë në mënyrë që të mos i japë mundësi kundërshtarit që të bashkohet, “ndërkohë që vetë ai ka përfituar dhe ka ardhur në pushtet, pikërisht nga kjo formulë të cilën do që ta prishi sot”.

Më datë 30 korrik pritet që të vendoset fati i vendit, për zgjedhje me rregulla të gjithëpranuara apo rregulla të njëanshme ku do ketë përplasje e luftë në kutitet e votimit. A duhet të shkojë kryeministri tek konsensusi kombëtar, ku PS dhe PD-LSI të bien dakort apo do kemi destabilitet politik në vjeshtë? Nga ana tjetër, duhet që Opozita të shkojë në mbledhjet e Këshillit Politik?

Në 30 vjet që përpiqemi të ndërtojmë demokracinë, kemi mbledhur përvojë të mjaftueshme për të kuptuar se ndryshimet, apo reformat e qënësishme kanë nevojë për konsensus të gjerë, në mënyrë që të realizojmë qëllimet dhe ti shërbejnë shqiptarëve dhe jo interesave të momentit për pushtetin e njerës palë. Asnjëherë më parë, në përvojën tonë politike, ndryshime të tilla nuk janë bërë pa konsensus.

Në 2008, p.sh. z.Rama e kërkoi dhe z.Berisha e pranoi, pra ranë të dy dakort, që të kalonin nga sistemi mazhoritar me korrektim proporcional, në sistemin që kemi sot, proporcional rajonal. Për më tepër aktualisht, kur nuk kemi një demokraci funksionale për shkak të mungesës së gjykatës kushtetuese, kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsensus.

Politikanët e përgjegjshëm dy rrugë ndjekin në raste të tilla: ose konsensusi me kundërshtarin politik, ose referendumi popullor. Opozita është e detyruar të shterojë rrugët institucionale dhe të sigurojë transparencë për shqiptarët, përpara se të mendojë për strategji të tjera politike.

Nëse ndodh ky ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës, cila është rruga për Opozitën e Bashkuar? A do ti bëhet thirrje popullit për të rrëzuar regjimin që kërkon të vjedhë zgjedhjet akoma pa u zhvilluar?

Shqipëria kurrë s’ka qenë në situatë më të vështirë politike dhe me demokracinë më të rezikuar, sesa sot, përveç një periudhe pak mujore në vitin 1997. Dukshëm Rama, për interesa personale politike, kërkon të ndryshojë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë që të ndryshojë në tavolinë fatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Ai kërkon ta bëjë këtë në mënyrë që të mos i japë mundësi kundërshtarit që të bashkohet, ndërkohë që vetë ai ka përfituar dhe ka ardhur në pushtet, pikërisht nga kjo formulë të cilën do që ta prishi sot. Nga ana tjetër, edhe nëse nuk ja del të realizojë qëllimin për të mbajtur pushtetin, Rama po vepron me parimin “pas meje u bëftë qameti”, sepse ndryshime të tilla në kaq pak kohë përpara zgjedhjeve nuk i japin kohë partive politike që të përshtasin strategjitë elektorale, corientojnë votuesin, vërshtirësojnë shumë administrimin zgjedhor, zgjasin dhe komplikojnë procesin e numërimit të votave dhe procesin e ankimeve pas zgjedhore.

Duke pasur gjithnjë parasysh edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese, anarkia është në prag. Shqiptarët do gjejnë rrugën e daljes nga kaosi i Rilindjes dhe me çdo formë do ruajnë demokracinë.

Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore. Ambasadorët në vend, duket sikur insistojë tek miratimi i plotë i Reformës. Si e shihni presion ndërkombëtar ndaj Ramës?

Çfarë theksova më sipër, janë dukshëm të qarta edhe për partnerët ndërkombëtarë. Demokracia ka në themel konsensusin, parimet, ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Partnerët ndërkombëtarë po na mbështesin në rrugën e Integrimit Europian, integrim i cili nuk mund të ndodhë pa konsolidimin e demokracisë në çdo segment të jetës së vendit. Hajdutë autokrat si Rama nuk mund të ulen në tryezën europiane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.