30 piktorë nga Ballkani në Pogradec

0 344

Pogradeci dhe bukuritë e tij natyrore do të kthehen në frymëzimin e 30 piktorëve nga Ballkani dhe disa vende të Europës të cilët janë bërë pjesë e Kolonisë së Artit në Pogradec.

Qyteti liqenor u kthye në një studio të madhe pikture me një demonstrim të veçantë. Në sheshin e trëndafilave piktorja maqedonase Kasiopeja Naumoska realizoi një pikturë duke zgjedhur muzikën si tematikë përmes një teknike të veçantë.

Së bashku me të edhe piktorë të tjerë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë performuar në natyrë. Aktiviteti i veçantë do të shtrihet në kohë për shkak të pandemisë ndërsa në shtator do të përmbyllet me një ekspozitë.

Art Koloni 2020 Pogradec ka bërë qe artistët nga Ballkani dhe Europa ta kthejnë Pogradecin për dy javë në qendrën Ballkanike të artit dhe kulturës. Në përmbyllje të këtij aktiviteti piktorët do të dhurojnë një prej punimeve të tyre duke pasuruar fondin e galerisë së Pogradecit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.