32 mijë fëmijë morën bonusin e bebes këtë vit

0 268

Dart dhe Kron, binjakët e shëndetshëm të sapoardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, e çojnë në 32 mijë numrin e atyre që përfituan bonusin e bebes këtë vit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, mbështetja për fëmijët dhe familjet e reja nuk është ndaluar në asnjë moment. ”Edhe në këtë vit të vështirë, nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për fëmijët dhe familjet e reja me bonusin e bebes për çdo të porsalindur”, tha Manastirliu.

Bonusi i bebes, politika sociale e Qeverisë mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Ndihma e menjëhershme financiare u jepet familjeve në masën dyzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, tetëdhjetë mijë lekë për lindjen e fëmijës së dytë, njëqind e njëzet mijë lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Në rastet e nënave që lindin binjakë apo trinjakë, në rastin e parë masa e përfitimit është tetëdhjetë mijë lekë për secilin fëmijë dhe për rastin e dytë njëqind e njëzet mijë lekë për secilin fëmijë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.