36 mijë gra në ushtrinë ukrainase (FOTO)

0 195

Të gjithë kanë rrëmbyer armët në Ukrainë dhe kjo tregon krenarinë e madhe që ky popull ka. Por një nga faktet që ka tërhequr më shumë vëmendjen është padyshim numri shumë i madh I grave që po japin kontributin e tyre ushtarakisht.

Nga mediat vendase mësohet se 36 mijë gra i janë bashkuar ushtrisë ukrainase, por në fakt numri i tyre është shumë madh. Në rrjete sociale shpërndahen foto, ku shumë gra ukrainase shfaqen me veshjet e tyre ushtarake, si edhe me armatime nga më të ndryshme, në krah të të gjithë ushtarëve të tjerë ukrainas.

Ndërkohë në shumë raste të tjera kontributi i tyre është duke ndihmuar me përgatitjet e armatimeve artizanale, siç janë bombat molotov.

Në një reportazh të BBC, shumë gra në Dnipro shfaqeshin duke përgatitur me shishe birre bomba molotov, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.