4 policët e vrarë/Basha: Dëshmorët po rivriten nga qeveria, është ortake e krimit

0 340

Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter, ka përkujtuar dëshmorët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, që ranë në krye të detyrës. 11 vite më parë, 4 policët u vranë nga Dritan Dajti gjatë aksionit për kapjen e tij. Teksa thotë se ata po rivriten nga qeveria, të cilën e quan ortake me krimin, thirrja e tij është ndarja e politikës nga krimi. ”Ndarja e politikës nga krimi dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm”.

Postimi i plotë

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria, ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ndarja e politikës nga krimi dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.