4 viktima dhe 301 raste nga Covid-19

0 322

Tetori po del muaji më i rëndë nga pandemia e Covid-19. Shifrat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë janë të larta, ku në 24 orët e fundit betejën nuk e kanë fituar katër pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kurse po në 24 orët e fundit janë kryer 1407 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 301 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj”,- tha Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush. ”Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,- thuhet në fund të deklaratës të Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 1515782
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste aktive 6968
Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86

Leave A Reply

Your email address will not be published.