40 mln euro drogë dhe 37 persona në pranga, SPAK: Hetim zyrtarëve

0 339

Tonelatat me drogë nuk rreshtin që pushtuari vijën bregdetare të Adriatikut. 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro, çoi në shaktërrimin e grupit kriminal që vepronte që prej vitit 2015. Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafieoro de Raho së bashku me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp që u zhvillua online për operacionin ndërkombëtar të drogës të koduar “Kulmi” që çoi në arrestimin e 37 personave dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike dhe pasuri të sekuestruara nga kjo veprimtari kriminale. Prokurori De Raho e konsideroi këtë operacion si një ndër më të mëdhatë në fushën e anti-drogës dhe vlerësoi me notat më të larta bashkëpunimin me autoritetet shqiptare.

“Ky është një operacion me rëndësi të madhe ku u kapën 37 persona dhe është fryt i një bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane. Forcat e policisë DIA dhe policia shqiptare zhvilluan hetime në kuadër të një grupi hetimor të përbashkët që çoi në sekuestrimin e tonelatave marijuanë, hashashi dhe kokaine. Ky ishte një bashkëpunim model me autoritetet shqiptare sikur jemi në një territor dhe që shkojmë në një drejtim që shkon kundër krimit”, tha prokurori De Raho.

Edhe kreu i Prokurorisë Speciale Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja vlerësoi bashkëpunimin me palët italiane. Ai tha se risia e këtij operacioni ishte sekuestrimi i pasurive të krijuara nga këto aktivitete kriminale dhe premtoi se do të vijojnë hetimet në Shqipëri për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë së autoriteteve që lejuan këtë trafik të ndodhë.

”Skuadrat e përbashkët hetimore janë përgjigjja më e mirë kundër krimit të organizuar në rrafshin ndërkombëtar. Falënderoj “Eurojust” për ndihmën që ka dhënë në këtë skuadër të përbashkët hetimore. Operacioni i suksesshëm u organizua në të njëjtën kohë me një koordinim perfekt. E reja që kemi sjellë është fakti që nuk jemi kufizuar vetëm në identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, por kemi sekuestruar dhe pasuritë e krijuara nga këto veprimtari kriminale. Jemi të vendosur të vijojmë me të njëjtin ritëm dhe për operacionet e tjera të përbashkëta. Do të hetojmë deri në fund përgjegjësitë ligjore dhe për autoritetet që kanë lejuar këtë aktivitet kriminal. Kushdo që të jetë do të dërgohet përpara përgjegjësisë penale”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.