”41 bis”, avokati i Shullazit: Do të padisim drejtuesit e burgut 313

0 363

Siç edhe kishte paralajmëruar, avokati i Emiliano Shullazit dhe avokatët e tjerë kanë përgatitur ankimim për izolimin e klientëve të tyre në regjimin ”41 bis”.

Avokati Meçi pasi nuk është lejuar që të takojnë klientët e tij u shpreh në një prononcim për mediet se Shullazi nuk ka biseduar me ndonjë organizatë kriminale. Ai shtoi se do ta ankimojë vendimin e ministrisë së Drejtësisë dhe do të bëjë kallëzim penal për drejtuesit e burgut 313.

”Pretendohet se Shullazi ka pasur kontakte me organizata të tjera. Ne nuk e dimë se ka ndonjë organizatë me të cilën ka biseduar Shullazi. Do të paraqesim ankimimin kundër këtij veprimi i të Ministrit të Drejtësisë. Ndërsa për drejtuesit e burgut 313 do të paraqesim kallëzim penal”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.