419 vdekje dhe 24 mijë raste në 24 orë/Kryeministri: Jo shtetrrethim

0 322

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka përjashtuar mundësinë e shtetrrethimi nëse rastet me Covid-19 vazhdojnë të bien në vend. ”Këtë javë, për herë të parë pas dy muajve, numri i infeksioneve filloi të bie.

Paçka se numri i të infektuarve akoma është i lartë, sinjali i parë i stabilizimit është dëshmi se strategjia dhe kufizimi ynë ka efekt”, tha Morawiecki.

Siç tha ai, kjo do të thotë se nuk është patjetër të vendosin karantinë nacionale. Për më tepër, Morawiecki tha se vendi ka fituar në betejën e parë kundër virusit, por se është e gjatë rruga para tij dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen kufizimeve qeveritare.

Këtë të premte, vendi regjistroi më shumë se 24.050 raste të reja me Covid-19 dhe 419 vdekje me çka numri i përgjithshëm arriti 665.547, ndërsa rastet e vdekjeve 9.499.

Leave A Reply

Your email address will not be published.