5 arsye pse infektimi i qëllimshëm me Omicron është i rrezikshëm

0 57

Një prej pyetjeve që s’ka kaluar pa u vënë re në rrjete sociale është: Pse njerëzit që i kanë marrë të gjitha dozat e vaksinës nuk infektohen qëllimisht për të fituar imunitet? Ekspertët  besojnë se ideja e infektimit  të qëllimshëm me Omicron po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar, shkruan CNN

Teoria po përhapet si zjarr si midis të vaksinuarve ashtu edhe personave të pavaksinuar, por siç ata thonë, duhet të jesh “i çmendur” që të mendosh  të infektohesh qëllimisht.

Por pse infektimi i qëllimshëm është i rrezikshëm?

Covid nuk është thjesht një “ftohje e zakonshme”

Ethet, dhimbjet e trupit, ënjtja e gjëndrave limfatike, dhimbja e fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes janë simptoma të zakonshme të Omicron. Personat e infektuar ndihen të lodhur për ditë të tëra, raporton abcnews.al

Mund të vuani nga “Covid i zgjatur”

Humbja e shqisës së nuhatjes (dhe për rrjedhojë e shijes) është një simptomë gjithnjë e më e zakonshme e infeksionit të lehtë me koronavirus. Studimet tregojnë se rreth 80 për qind e njerëzve i rikthehen shqisat brenda një muaji, por disave nuk u rikthehet shija dhe nuhatja as pas 6 muajsh, ndërsa ka nga ata të cilëve këto shqisa nuk u kthehen kurrë.

Mund të transmetoni virusin tek fëmijët

Pak fëmijë janë vaksinua kundër Covid-19 deri më tani. Kjo do të thotë se çdo sjellje e rrezikshme që mund të përhapë virusin– mos mbajtja e maskës, injorimi i udhëzimeve për distancën, lëvizja në turma të mëdha, veçanërisht në ambiente të mbyllura  mund të nënkuptojë se ju mund ta kaloni virusin te fëmijët tuaj.

Mund të mbingarkoni sistemin e kujdesit shëndetësor

Omicron ka një shkallë infeksioni që mendohet të jetë midis 4 – 7 herë më e lartë se çdo variant i mëparshëm i Covid-19. Pra, kjo do të thotë se për rrjedhojë do të rritet numri i të infektuarve dhe si për pasojë dhe numri i të shtruarve në spital pavarësisht simptomave të lehta, raporton abcnews.al

Sipas të dhënave në SHBA, më shumë se 80% e personave janë të shtruar në spital dhe 30% prej tyre kanë nevojë për kujdes intensiv.

Nuk duhet të bëni lojëra

A ka qenë ndonjëherë një ide e mirë të sëmuresh qëllimisht nga një sëmundje?

Të moshuarit kujtojnë prindërit e tyre që dinin të organizonin festa ku i ekspozonin qëllimisht fëmijët e tyre ndaj lisë së dhenve. Duke qenë se kjo sëmundje është më e rëndë kur një i rritur është i infektuar, ideja ishte që të infektoheshin fëmijët që në moshë të vogël “për të hequr qafe sëmundjen”, por rezultoi gjithsesi një ide e keqe me fund të hidhur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.