5 fjali që shoqja/shoku juaj mbipeshë s’do të donte t’i dëgjonte

0 309

Ti dhe shoqja/shoku juaj mbipeshë jeni ulur në një kafene. Ti nis t’i tregosh çfarë ke ndërmend të bësh, duke harruar se ka disa fraza që padashje e lëndojnë personin përballë. Është shumë e rëndësishme të mendoni si ndikojnë fjalët tuaja tek tjetri dhe sesa vetëbesimi i tyre mund të ulet vetëm nga një fjali e thjeshtë.

Ndihem e shëndoshë

Kur ti je përballë dikujt mbipeshë dhe thua këtë fjali, pavarësisht qëllimit tënd tingëllon keq. Eshtë njësoj si ti thuash dikujt…”ndihem e shëmtuar, si ty”. Duke i thënë këtë fjali, e bën të ndihet keq dhe i ul sigurinë tek vetja. Gjeni një fjalë tjetër për të përshkruar atë që ndjeni.

Më duhet të humbas peshë

Kur je në prani të dikujt që i duhet realisht të bjerë në peshë, mendoje dy herë para se ta thuash këtë fjali. Duke thënë këtë, ti i lë personit mbipeshë të kuptojë se ke frikë të dukesh si ai/ajo në një të ardhme. Në vend të kësaj mund të thuash: “duhet të stërvitem më shumë” ose “duhet të heq disa ushqime nga dieta ime”. Fokusohuni tek çfarë është e shëndetshme dhe jo tek imazhi.

Sa do të doja të mund ta haja atë

Nëse ti ke dalë për darkë me dikë mbipeshë dhe porosia jote është perime ndërsa e tij/saj një burger, nuk ka nevojë për komente. Kur ti thua fjalinë më lart, automatikisht dëgjohet “nëse s’do më interesonte pesha ime do bëja zgjedhje të këqija si ty”. Çdo gjë është e mirë për aq kohë sa nuk kalohet masa, prandaj lërini njerëzit ta trajtojnë veten pa u ndjerë në siklet.

A dukem e shëndoshë kështu?

Edhe çfarë nëse dukesh? Eshtë fundi i botës? Do shpërthejë Dielli? Jo! Kur pyet personin mbipeshë përballë teje duket sikur thua: “A ngjaj si ty? Shpresoj që jo!” Mos e bëni kurrë!

Mos është shtatzënë ajo? Duket më e madhe në trup

Të dukesh “më e madhe në trup” nuk barazohet me “shtatzëninë”. Vetëm se je e fryrë s’do të thotë se je shtatzënë, është thjesht shtim peshe. Kujdes me aludimet dhe pyetjet që bëni me zë të lartë, pasi padashje mund të lëndoni dikë pranë jush. Shtimi në peshë mund të jetë rezultat i shumë gjërave të tjera përtej pritjes së ëmbël. Problemet me tiroidet, depresioni, kura të ndryshme ndikojnë tek mbipesha prandaj para se të flisni s’bëni keq nëse mendoheni dy herë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.