5 mijë lekë shpërblimi i fundvitit, pensionistët: Çmimet janë rritur

0 300

Pensionistët, nisur nga kjo e hënë, do të kenë në xhepat e tyre 5 mijë lekë të reja më shumë për shpenzimet e fundvitit. Bonusi që qeveria vendos të japë për këtë kategori nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit. Sipas tyre ka qenë një vit i vështirë dhe me kosto të larta për shëndetin dhe ekonominë familjare.

Në prag të ndërrimit të vitit, ata thonë se duhet të tregohen selektiv për përzgjedhjen e produkteve ushqimore. Luhatjen e çmimeve e ndiejnë edhe qytetarët. Më shumë i rëndojnë pagat e ulta që ata marrin duke i kushtëzuar në blerje.

Pandemia e Covid 19 i bëri shqiptarët edhe më kursimtar, pasi përballja me këtë sëmundje është shoqëruar me kosto të larta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.