5 muaj pandemi, 20 milionë të prekur dhe 730 mijë viktima

0 62

Ditët kalojnë dhe shifrat e Covid-19 veç se rriten. Kanë kaluar pesë muaj që kur OBSH-ja e shpalli krizën e Covid-19 si pandemi globale. Numri i rasteve në të gjithë botën po i afrohet 20 milionëve, me thuajse 730 mijë viktima të konfirmuara.

Numri aktual i infektimeve, sipas universitetit Johns Hopkins, është 19.792.519 me një mesatare ditore rastesh të reja prej më shumë se 250 mijë.

Rastet globale, janë dyfishuar në vetëm gjashtë javë dhe janë rritur 200 herë më shumë krahasuar me mesin e marsit. Viktimat janë rritur nga më shumë se 4 mijë në shkallë globale në kohën kur OBSH shpalli pandeminë në më shumë se 730 mijë tani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.