5 sekrete që dita të ecë mbarë

0 152

Nuk ka asnjë shkop magjik që bën që dita juaj të shkojë mbarë apo e kundërta. Janë copëza të vogla sjelljesh, zakonesh apo pjesë e rutinës së përditshme që na ndihmojnë të kalojmë një ditë pa shumë stres. Sekreti qëndron tek sjelljet më të thjeshta dhe nëse doni një ditë të mbarë, harrojini sjelljet më poshtë.

1-Të arrini me vonesë

Është tendencë e shefave që kur shikojnë punonjës që vonohen të mendojnë se ata janë më pak të interesuar për punën dhe t’i japin vlerësim më të ulët. Edhe nëse më pas ju do të qëndroni më shumë sesa 8 orë në punë, kjo nuk do e justifikojë faktin që mbërritët me vonesë.

2-Të mos përshëndesni kolegët

Nuk është asnjëherë keq të harxhoni pak nga koha juaj për të përshëndetur kolegët. Nëse ju mbani distancë atëherë as shefi as kolegët nuk do të krijojnë besim tek ju për t’iu dhënë një detyrë më të rëndësishme. Sa mund të ta prishi ditën një shikim i egër andej nga zyra përballë?

3-Të pini kafe

Studimet tregojnë se ora më e mirë për të pirë kafe është pas orës 9:30 të mëngjesit. Nëse e pini kafenë tuaj më përpara, trupi është i predispozuar të shtojë stresin dhe të reduktojë prodhimin e hormonit të kortisolit.

4-T’i përgjigjeni çdo e-maili në inboxin tuaj

Pasi keni filluar punën, prirja për t’i kthyer përgjigje çdokujt mund të bëhet shumë stresuese. Do të ishte më mirë të shikonit se cili e-mail ka përparësi për ju dhe më pas të vendosni se kujt duhet t’i ktheni përgjigje.

5-Të bëni detyrat më të thjeshta në fillim

Energjia që ju keni, sa vjen e pakësohet me kalimin e orëve. Për këtë arsye nëse ju flloni të mbaroni punët tuaja më të thjeshta, në momentin që do të keni diçka më të vështirë do t’iu kenë shterruar energjitë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.