5 viktima nga Covid-19, rekord rastesh të reja në 24 orë

0 306

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, bën me dije se nga Covid-19 në 24 orët e fundit, betejën nuk e kanë fituar pesë pacientë të prekur nga koronavirusi, çka e çon në 429 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 64-vjeçar nga Elbasani, një 66-vjeçare nga Kurbini, një 73-vjeçare nga Korça, një 81-vjeçar nga Shijaku dhe një 75-vjeçar nga Tirana”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria konfirmoi 182 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 1055 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15752 raste me Covid-19, prej të cilëve 5648 janë aktivë. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnje, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar”,- informoi më tej Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 90 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9675. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

”Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”, mbyllet më tej njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19-Statistika (13 Tetor 2020)

Testime totale ​​100,953
Raste pozitive ​​15752
Raste të shëruara ​9675
Raste aktive ​​ 5648
Humbje jete ​​ 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë​ 2869
Durrës 590
Shkodër 426
Korçë ​ 304
Fier ​ 284
Lezhë 276
Elbasan 238
Vlorë ​203
Kukës 159
Berat ​ 153
Dibër​ 80
Gjirokastër 66

Leave A Reply

Your email address will not be published.