50 familje në Torovicë të Lezhës të bllokuar: Duam ujë e ushqime

0 287

Situata në Lezhë nuk është aspak e mirë, pasi përmbytjet e fundit kanë shkaktuar dëme të shumta, por edhe kanë bllokuar qindra familje.

Zetori është mjeti i vetëm që deporton në zonën e ish-kampit në Torovicë të Lezhës. Mësohet se janë rreth 50 familje janë të izoluara prej 5 ditësh, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 50 cm dhe lëvizja është e pamundur.

Banorët thonë se situata është mjaft e vështire dhe se kanë nevoja për ujë e ushqime, por askush nuk është interesuar për ta. Torovica është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Bashkinë Lezhë. Mijëra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.