50 mijë tifozë “djegin” Milanon, Ibra bën ultrasin

0 46

Rikthimi te titulli pas 11 vitesh pritje ka bërë që tifozët e Milan të shpërthenin në festë, jo vetëm ata që ishin në “Mapei Stadium”.

Afro 50 mijë tifozë kuqezi kanë festuar deri në orët e para në mëngjesit titullin në rrugët e Milanos, në Piazza Duomo, në zonën neutrale të stadiumin “San Siro” por dhe në shtëpinë e Milan, në zyrat e klubit.

Sigurisht nuk mund të mungonte protagonizimi i Zlatan Ibrahimovic në këtë festë, në një moment u ngjitur duke përshëndetur tifozët:

“Faleminderit të gjithëve, pa mbështetjen tuaj, kjo nuk do të ishte e mundur”, u shpreh Ibra. Festimet do të vijojë edhe këtë të hënë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.