50 orë në “shtetrrethim”/ Ziu: Kthimi i lekëve të gjobave nis…

0 374

Edhe kjo fundjavë do të jenë e mbyllur. Dhimitraq Ziu, zv/drejtori i Policisë për Sigurinë Publike, tha se ku gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara. “Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë deri kur të vijë ndonjë ndryshim tjetër”.

Nga ana tjetër, ai shtoi se sot kanë nisur procedurat pas faljes së gjobave me kthimin e lekëve për ata qytetarë që e kanë paguar masën administrative por edhe lejet e drejtimit dhe dokumentacionin. “Përtej asaj që është historike falja e masave administrative, ne po vijojmë me procedurat dhe sot po procedojmë me faljen, kthimin e dokumentacionit, që policia ka administruar si provë, si lejet e drejtimit, kemi filluar me kthimin e vlerës e gjobës, lekët. Që nga data 17 dhe këtej policia nuk e ka ndërprerë aksionin, kemi dhënë disa masa administrative, nga data 18 dhe deri sot jemi 274 masa administrative. Një pjesë e qytetarëve nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj mase, por ndihen të penduar, por pendimi i tyre nuk ka vlerë kur vijnë në komision. Qytetari duhet ta vlerësojë”.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ka bëjë me evidentimin e shkelësve të karantinës është droni. Ziu sqaroi se droni nuk po përdoret vetëm për këtë rast, por edhe për evidentimin e parcelave me kanabis. Në fund, ai dha dhe një mesazh për efektivët e policisë në krye të detyrës. “U bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë edhe punonjësit e policisë, se polici është qytetar, prind dhe shok, policia nuk e ka luftën me qytetarët dhe bizneset, por me virusin sikur e kanë qytetarët. Uroj shërim të shpejtë punonjësve të prekur dhe familjeve tona që na janë gjendur pranë pavarësisht se jemi të riskuar”,-tha në “Report TV”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.