50 policë dhe 6 orë kërkime. Vrau 57-vjeçarin: Më preku nderin, u vetëmbrojtja

0 405

Pa kaluar 24 orë nga vrasja që tronditi Gjirokastrën, Policia e Shtetit bëri me dije se është kapur autori i vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi. Në pranga ka rënë Mihal Thimjo nga Derviçari, i cili u arrestua në rrugën nacionale me automjetin e tij.

Shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku mësohet se 33-vjeçari Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë. Në rrëfimin para efektivëve të policisë, ai ka thënë se viktima e prekur në nder dhe si u vetëmbrojt.

“Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më sha, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër. E qëllova me shufër hekur për t’u vetëmbrojtur”.

33-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat me të cilin ka kryer krimin, ka marrë makinën dhe u nisur për rrugë. Në ato momente është ndaluar nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale “vrasja me dashje”.

Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat, tha se në terren për kapjen e tij u organizuan 50 forca policore. “Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.