58 raste në pak ditë, mbyllet spitali i Krujës

0 390

Kruja është bërë si Italia për Europën, pasi Covid-19 shpërtheu menjëherë dhe në rastin e Krujës, shifrat kanë vënë në alarm shtetin. Kjo ka bërë që spitali i Krujës “Stefan Gjoni” të mbyll shërbimin, ku përjashtim bëjnë vetëm urgjencat. Ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vjen si rrjedhojë e dhjetëra rasteve të konfirmuara me Covid-19. Në hyrje të spitalit është instaluar në çadër triazhimit ku bëhet pritja e të gjithë pacientëve. Më pas, pas një kontrolli paraprak, ato pajisen me maska dhe futen në ambientet e spitalit për një kontroll të specializuar. Mjeku radiolog shprehet se ka pasur 3 raste që ka vizituar dhe më pas janë konfirmuar pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

– Tiranë 256 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 100 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste

Leave A Reply

Your email address will not be published.