6 viktima dhe 311 raste të reja me Covid në 24 orë

0 293

Europa po riizolohet dhe pandemia në Shqipëri vijon që të jetë me shifra të larta. Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se betejën me virusin vdekjeprurës, nuk e kanë fituar gjashtë pacientë të prekur nga Covid-19. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 53-vjeçar nga Fieri, një 59-vjeçar dhe një 61-vjeçare nga Prrenjasi, një 61-vjeçar nga Korça, një 65-vjeçare nga Tirana, një 80-vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit, janë kryer 1378 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. ”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan”,- nënvizon më tej ministria.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. ”Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,-mbyll njoftimin Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste aktive 8,654
Humbje jete 493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90

Leave A Reply

Your email address will not be published.