6 viktima dhe 503 raste të reja, bie numri i të shtruarve në spitale

0 321

Situata e Covid-19 në Shqipëri vijon që të jetë jo e qetë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit kemi rënie të numrit të viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën nuk e kanë fituar 6 pacientë të prekur nga Covid-19. ”Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë. ”169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cërrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos”,-informon Ministria e Shëndetësis.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Në 4 spitalet Covid-19, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes”,-bën thirrje Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 503
Të shëruar në 24 orë 550
Të shtruar në spitale 337
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2210
Testime totale 245,253
Raste pozitive 54,317
Raste të shëruara 29,799
Raste aktive 23,401
Humbje jete 1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13000
Fier 1607
Shkodër 1309
Durrës 1274
Vlorë 1077
Korçë 1008
Elbasan 906
Berat 883
Lezhë 875
Gjirokastër 527
Kukës 502
Dibër 433

Leave A Reply

Your email address will not be published.