6 viktima nga Covid-19, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

0 334

Betejën në 24 orët e fundit nga Covid-19, sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk e kanë fituar 6 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Në njoftimin zytrar, ministria raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 2510 testime, nga të cilat 586 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. ”188 raste në Tiranë, 47 në Durrës, 30 në Kavajë, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat, nga 12 raste në Dibër, Lushnje, 11 Mat, nga 10 raste në Kurbin, Lezhë, nga 9 raste në Korçë, Kukës, Gramsh, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Fier, Pogradec, Delvinë, Belsh, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, Bulqizë, nga 5 raste në Mallakastër, Patos, nga 4 raste në Divjakë, Shijak, Skrapar, Cërrik, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, nga 2 raste në Devoll, Has, Pukë, Tropojë, Gjirokastër, Vau i Dejës, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Peqin, Memaliaj, Vorë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave anti-covid; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e Covid-19.

COVID-19 – Statistika (19 Janar 2021)

Raste të reja ditore 586
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 277
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2510
Testime totale 318,041
Raste pozitive 68,568
Raste të shëruara 41,464
Raste aktive 25,817
Humbje jete 1287

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15014
Fier 1943
Durrës 1428
Shkodër 1343
Elbasan 1044
Vlorë 1036
Lezhë 965
Korçë 866
Berat 804
Dibër 495
Gjirokastër 495
Kukës 384

Leave A Reply

Your email address will not be published.