60 infermierët shqiptarë në Itali, ja zonat ku do shërbejnë (FOTO)

0 357

60 infermierët shqiptarë të cilët u nisën në Itali për t’i ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, kanë nisur punën në Zonën e Marche. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se infermierët shqiptarë do të jenë në ndihmë të pacientëve italianë që po trajtohen pas infektimit nga Covid-19. “Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga Covid-19. Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.