62 organizata të shoqërisë civile në mbështetje të naftëtarëve

0 317

Gjashtëdhjetë e dy organizata të shoqërisë civile në Shqipëri janë bërë bashkë në mbrojtje të të drejtave të naftëtarëve të Ballshit. Përmes një letre të hapur dërguar kryeministrit Edi Rama, ministres Belinda Balluku, ministres së Ekonomisë dhe asaj të Shëndetësisë kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Shteti Shqiptar, për zgjidhjen e kërkesave të grave dhe burrave naftëtarë të Rafinerisë në Ballsh, bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë në kuadrin e të Drejtave dhe Lirive Ekonomike e Sociale, si dhe në të gjitha aktet Ndërkombëtare.

“Çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe veçanërisht të drejtat e punëtorëve, që duhet të garantohen e mbrohen nga shteti shqiptar, të drejta të cilat në Ballsh janë shkelur rëndë. Çështjen e mbrojtjes së të drejtave social-ekonomike të punonjësve të cilat shkelen nga persona juridikë privatë që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Edhe në këto raste Shteti Shqiptar ka përgjegjësi për garantimin e këtyre të drejtave dhe mbrojtjen e punonjësve nga abuzimet, pavarësisht se kanë ardhur nga persona privatë. Problemi i marrjes së pagave nga naftëtarët është çështje që zgjidhet me fuqinë e shtetit, i cili duhet të garantojë se të drejtat në punë të shtetasve të tij janë respektuar nga punëmarrësit privatë”, thuhet në letrën dërguar institucioneve më të larta të shtetit shqiptare.

Kërkesat

Të respektojë dhe të mbrojë të punësuarit e Rafinerisë së Ballshit, duke dëgjuar pretendimet e tyre; Të kryejë sa më parë mbledhjen me forcë të detyrimeve financiare nga personi juridik përgjegjës për shkeljet dhe të detyrojë atë të kryejë shpërblimet e duhura në favor të naftëtarëve; Të garantojë mjetet për jetesë për secilën familje, e cila ka mbetur pa të ardhura dhe pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre, duke ofruar mbështetje me ndihma financiare të menjëhershme deri në rifillimin e një pune të denjë për ta”, thuhet në letrën e organizatave të shoqërisë civile.

Lista e organizatave që kanë shkruar letrën në mbështetje të naftëtarëve

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare
Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare
Linja e Këshillimit për Gra e Vajza
Aleanca LGBT
Refleksione
Gratë në Shërbim Publik
QZHK “Sot për të Ardhem”
Qendra Psiko Sociale “Vatra”
Qendra Burimore e Mjedisit Shqiperi
Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim
Rinia për Integrim, Aktivizim dhe Sensibilizim
Gruaja tek Gruaja, Shkodër
Shoqata Gender Paqe e Siguri
Qendra “Agritra-Vizion”
Rrjeti per Demokraci i Grave ËDN Albania
Qendra per Progres Rinor Kukes
Qendra Levizja Rinore per Demokraci Puke
Qendra e Zhvillimit te Shoqerise Civile, Durres
Epoka e Re, Fier
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Ne dobi te shtresave ne nevoje dhe personave me aftesi te kufizuara, Elbasan
IRCA ROMANIPE
Qendra për të Drejtat e Gruas Rome
Intelektualet e rinj, Shprese
GO2_Organizate per Planifikim te Qendrueshem Urban
YËCA
Qendra per Zhvillim dhe Promovim Social
New Impact Association
CRCA/ECPAT
Ambasada PINK
Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut
Fondacioni MUZEU I GRAVE
Streheza per gra dhe vajza
Qendra Rinore e Vlores
Forumi Civil Selenice
Institute for the Promotion of Social and Economic Development
Rromano Kham
Shoqata e Gruas Jona, Sarande
Qendra Gruaja Komuniteti Mjedisi, Roskovec
Qendra e Gruas “Hapa te Lehte”, Shkoder
Resurset ne Zhvillim
Qendra Traditë-Art-Libra
Shoqata Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN Albania)
Gruaja në Integrim, Shkodër
Rromani Baxt Albania
YMCA – Shkoder
Agjencia e Zhvillimit Ekonomik te Qendrueshem (SEDA)
Down Syndrome Albania Foundation
Dea
Qendra per Zhvillim Bashkepunim Integrim
Qendra per Zhvillimin e Grave Rurale
Te Ndryshem &Te Barabarte
Observatori per te Drejtat e Femijeve dhe te Rinjve
Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetezim (EDEN)
Ne Dobi te Gruas Shqiptare
Shoqata per Integrimin e Zonave Informale, Kamez
MEDPAK, Librazhd
Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillim
Shoqata Gender, Paqe e Siguri
Mary Ward Loreto
Shoqata Disutni Albania

Leave A Reply

Your email address will not be published.