650 aplikues për FBI-në shqiptare, Hajnaj: Procesi transparent dhe i drejtë

0 282

FBI-ja shqiptare ose Byroja Kombëtare e Hetimit, ka mbyllur aplikimet dhe mbi 650 persona kanë aplikuar për hetues, të cilët do të jenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë.

Hajnaj tha se procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Gjatë kohës së aplikimit, edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e hetuesisë së BKH-së. Ambasadorja Kim inkurajonte hetuesit e rinj se kishte ardhur koha për veprim të marrë veprime konkrete kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Mesazhi i plotë

Për Mbylljen e Aplikimeve për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit

Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit për aplikim ka qënë data 29.09.2020, i cili ka përfunduar në orën 24.00 të kësaj date.

Numri i kandidatëve të interesuar, që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune,në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” është mbi 650, sa më shpejt që të jetë e mundur do bëjmë saktësimet dhe do të njoftojmë numrin e saktë të kandidatëve që kanë aplikuar.

Falenderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

Leave A Reply

Your email address will not be published.