7 muaj në aksion, OFL ka çuar letrat për mbi 300 të skeduar

0 295

Më 3 shkurt të këtij viti, nisi aksionin në terren Operacioni Forca e Ligjit për sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar. Në 7 muaj operacion Forca e Ligjit, policia e shtetit ka skeduar mbi 300 individë të cilëve u ka mbërritur formulari për vetëdeklarimin e burimit të pasurisë. Agjentët e OFL-së kanë zbarkuar në të gjithë Shqipërinë, por sipas të dhënave zyrtare qarqet me më shumë të skeduar për krime të rënda dhe krim të organizuar janë Tirana, Vlora, Fieri dhe Shkodra.

Në jo pak raste SPAK ka gjetur në shkelje veprimet e OFL-së, për të cilat dosjet janë kthyer për plotësim në polici, ndërsa ajo çfarë bie në sy është fakti se shumica e pasurive të sekuestruara edhe me vendim gjykate, në masën 60% janë automjete.

Akti normativ i qeverisë mbi të cilin operon OFL-ja ka fuqi ligjore deri më 31 janar 2021 dhe sipas burimeve numri i të skeduarve pritet të kapërcejë në mbi 500 individë. Rezultatet e prekshme të ligjit special do të maten me vendimet e konfiskimit të pasurive në favor të shtetit, proces ky që duhet të mbyllet brenda 6 muajve pas dorëzimit të dosjes në gjykatë nga Prokuroria e Posaçme.

Operacioni Forca e Ligjit zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, duke bërë të mundur evidentimin dhe goditjen me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo të fshehura të personave apo grupeve kriminale që i kanë përfituar ato nëpërmjet aktivitetit kriminal në fushën e krimit të organizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.