7-të ditë rrugë për të mbërritur në Tiranë, sirianë: Po kërkojmë autobus

0 308

Çështja e emigrantëve të parregullt në vend u ngrit dhe në Parlament nga deputeti Halit Valteri, i cili i kërkoi qeverisë të ndërhyjë pasi në shumë raste janë kthyer në shqetësim për banorët në disa prej zonave urbane.

Qendra e pritjes dhe strehimit të azilantëve në Babrru është thuajse e boshatisur, në kohën kur shtetasit e huaj që hyjnë ilegalisht në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e BE-së shikohen gjithnjë e më shumë në çdo rrugë nacionale dhe në qytete.

Këta 4 të rinj janë nga Siria, si shumë klandestinë nga vendet e Lindjes, kanë mbërritur nga Greqia dhe kërkojnë të kalojnë kufirin drejt Kosovës. Atyre u janë dashur 7 ditë për të mbërritur në Tiranë, ndërsa kërkojnë për ndonjë mjet për të udhëtuar drejt Kosovës.

“Kemi ardhur nga Turqia në Greqi, pastaj kemi ecur për 7 ditë me radhë. Kërkojmë të shkojmë në Kosovë, pastaj në Serbi dhe duam të shkojmë në Gjermani. Po kërkojmë për autobus për të ikur, familjet i kemi lënë në Siri”. Ndryshe nga të huajt e tjerë të rinjtë nga Siria thonë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar transportin deri në kufi. Të enjtem policia goditi tri raste në Korçë e Gjirokastër të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit për shtetasit e huaj.

Në dy operacionet e policisë u arrestuan 6 persona teksa janë pikasur duke transportuar 15 shtetas të huaj të ardhur nga vendet e Lindjes së Mesme. Ajo që vihet re është arrestimi i dy kosovarëve Lirim Osmanaj dhe Fillim Sinanaj në Korçë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri për të transportuar klandestinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.