7 viktima dhe 673 raste të reja në 24 orë. Ministria: 29 persona në terapi intensive

0 338

Shifrat e rasteve të reja me Covid-19, kanë shkuar sërish në shifra mbi 600 në çdo 24 orë. Edhe në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 pacientë. ”Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 673 qytetarë. ”238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cërrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjienën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021)

Raste të reja ditore 673
Të shëruar në 24 orë 436
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,927
Testime totale 284,308
Raste pozitive 62,378
Raste të shëruara 36,971
Raste aktive 24,177
Humbje jete 1230

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403

Leave A Reply

Your email address will not be published.