72 pyetjet e gjyqtarëve të Kushtetueses, Meta: Do iu përgjigjem nga presidenca

0 157

Presidenti, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Në një status, në rrjetin social “Facebook”, Meta shkruan se pasi është njohur me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojë përgjigjet, por personalisht do ua lexoj të gjithë qytetarëve nga Presidenca.

“Falenderoj Këshilltarët e mi për punën e shkëlqyer, që kanë bërë gjatë farsës gjyqësore të iniciuar nga ish-Kuvendi monist dhe antikushtetues. Pasi u njoha me 72 pyetjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, brenda 48 orëve jo vetëm do të dorëzojmë 72 përgjigjet, por personalisht si President i Republikës do ua lexoj të gjithë qytetarëve të Republikës përgjigjen për çdo pyetje, nga Institucioni i Kryetarit të Shtetit”, shkruan Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.